Fillon nata finale e tre shqiptarëve

Mediale Vip

Fillon nata finale e tre shqiptarëve

Më: 12 maj 2018 Në ora: 21:23
Evrovizion

Në mbrëmjen e sotme në Lisbonë, do të zbulohet se kush do jetë fituesi i festivalit evropian të këngës që njihet si Evrovizion.

Janë gjithsej 26 vende që do të performojnë në finalen e madhe të Evrovizionit, i cili ka filluar para pak çastesh.

Ndërkohë, një emocion i rrallë pritet të përshkojë mbrëmjen e sotme shqiptarët anë e mbanë botës, pasi në skenë do të ngjiten tre shqiptarë, si rrallëherë më parë.

I pari nga tre shqiptarët që do të ngjitet në skenë është Eugent Bushpepa. Bushpepa përfaqëson Shqipërinë në Evrovizion dhe do të performojë i 12-ti në radhë me këngën “Mall”.

Pas tij, e 25-ta në radhë do të jetë këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, e cila përfaqëson Qipron.

Ndërsa i fundit do të ngjitet në skenë shqiptari Ermal Meta, i cili përfaqëson Italinë së bashku me Fabrizio Moron, ndërsa do të mbyllë dhe garën.

Kjo bën që shqiptarët të kenë më shumë shpresa për të festuar mbrëmjen e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat