Mund t’ju duket klishe, por nuk do ta besoni dot se sa vjeç është Oni Pustina

Mediale Vip

Mund t’ju duket klishe, por nuk do ta besoni dot se sa vjeç është Oni Pustina

Më: 12 maj 2018 Në ora: 19:00
Oni Pustina

Ku kishte humbur Oni Pustina, djaloshi që i ka çmendur të gjitha vajzat në vitet 2000?

Ndonëse kanë kaluar plot 18 vite, duket se model i njohur shqiptar nuk ka humbur aspak nga aftësia e tij për të bërë për vete vajzat. Në klipin e ri të Jonida Maliqit, në të cilin protagonist është pikërisht ai, Oni Pustina është rikthyer në ekran dhe ka qenë nga ato rikthime të bujshme, shumë të kërkuara, por edhe shumë të suksesshme.

E ftuar në studion e “Thumb” Jonida Maliqi ka rrëfyer se si ka ardhur bashkëpunimi me Onin, por gjithashtu na ka zbuluar edhe moshën e tij, që e kemi paksa të vështirë për ta besuar.

“Oni ma kishte borxh. E kisha vendosur që do e kisha në klipin e kaluar, jam bërë si ti, por më la në baltë një ditë përpara. Kështu ma kishte borxh te ky klip. Më duhej një figurë mashkullore, i maturuar. Oni është 48 vjeç”, ka treguar Jonida.

A ju duket Oni 48 vjeç këtu se neve jo?

Gjithsesi vajza, mos harroni është i martuar, ka një fëmijë kështu që kaq…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat