Tuna vjen mahnitëse në imazhe të reja, këngëtarja në top formë pak para rikthimit

Mediale Vip

Tuna vjen mahnitëse në imazhe të reja, këngëtarja në top formë pak para rikthimit

Më: 12 maj 2018 Në ora: 11:41
Tuna

Është bërë e ditur pak javë më parë se këngëtarja Altuna Sejdi – Tuna, së shpejti do të shënojë rikthimin e saj në tregun muzikor me disa projekte të reja.

Gjersa po pret ta bëjë këtë, ajo është duke shijuar mjaft mirë edhe jetën e natës.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive dhe në top formë, teksa bëhet gati që të premten ta shijojë në një klub nate.

E veshur në një kostum me bija të ndarë te pjesa e belit, dhe me pamjen e saj prej biondeje, Tuna bëri për vete të gjithë ndjekësit me fotografitë e saj të fundit.

Tash e dy vite, këngëtarja është tërhequr nga muzika, pasi vitin e kaluar ajo është bërë nënë për herë të parë.

Vetëm pak javë më parë, ajo dhe bashkëshorti i saj, Patrisi, festuan në një ndejë private ditëlindjen e të voglit Tian.

Pritet që në muajt në vazhdim, këngëtarja të sjellë për fansat projektin e saj më të ri, nga i cili ka preferuar që të mos zbulojë detaje. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat