Probleme me të dashurin e ri? Marina Fara ka dy fjalë për të: Nuk dua të…

Mediale Vip

Probleme me të dashurin e ri? Marina Fara ka dy fjalë për të: Nuk dua të…

Më: 12 maj 2018 Në ora: 07:00
Marina Fara

Marina Fara është një prej femrave më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Me format bombastike dhe pozat provokuese, ajo “çmend” me çdo postim që bën në rrjetin social “Instagram”.

Por para disa kohësh, e bija e këngëtares së njohur Eli Fara, ka bërë të ditur për fansat e saj se është në një marrëdhënie me një djalë, identitetin e të cilit nuk e ka treguar.

Edhe pse herë pas here ka publikuar fotografi me të, Marina ia ka mbuluar fytyrën, por vetëm zbulon se është e lumtur se ka gjetur dashurinë.

Por një postim i fundit i ka futur të gjithë në dyshime. Nuk dihet nëse ajo ka probleme me të dashurin e ri, por Fara ka vendosur ta sqarojë publikisht se nuk do që ta humbë atë.

“Nuk dua asgjë në këtë jetë nëse çmimi që duhet të paguaj është mundësia për të të humbur ty. Ti kurrë nuk e kuptove këtë…”- ka shkruar ajo në foton me djalin misterioz, duke i bërë të ditur se ai vlen më shumë se gjithçka për të.

Gjithashtu ajo ka postuar në “Instastory” disa foto me shprehje të ndryshme rreth dashurisë. Madje ka postuar edhe një fragment nga kënga e Xhensila Myrtezajt, “Çelësi i zemrës”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat