Dua e lumtur sa më s’ka! Për katër javë e para në top-listat britanike

Mediale Vip

Dua e lumtur sa më s’ka! Për katër javë e para në top-listat britanike

Më: 11 maj 2018 Në ora: 22:00
Dua Lipa

Dua Lipa është këngëtarja nga Kosova që po shënon suksese të njëpasnjëshme në karrierë.

Ajo është shumë aktive me projekte muzikore dhe me turne në vende të ndryshme të botës.

Projekti i fundit i saj është “One Kiss”, këngë kjo në duet me Calvin Harris, e cila së pari u publikua në versionin audio e më tej edhe me videoklip.

Kënga po pëlqehet jashtëzakonisht shumë dhe ka arritur që për katër javë rresht të renditet e para në top-listat britanike.

Ky fakt e ka gëzuar tejmase këngëtaren, e cila kur dha lajmin se ka bërë 1 muaj duke qëndruar e para në tabelë, ka ndarë edhe disa fotografi të reja nga klipi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat