Deklarata tronditëse e Lady Dianës

Mediale Vip

Deklarata tronditëse e Lady Dianës

Më: 11 maj 2018 Në ora: 16:38
Lady Diana me princat

Vetëm tani, kur pak ditë ndajnë nga martesa e 19 majit mes princit Harry të Anglisë me aktoren amerikane Meghan Markle, dalin deklarata mjaft të rënda që Lady Diana ka bërë kur ishte në jetë.

Kjo del në një biografi të fundit që mban firmën e Angela Levin me titull “Harry Conversations with the Prince”, (Harry, një bisedë me princin).

Në biografi del se si Diana Spencer ka menduar që djali i saj i dytë mund të jetë trashëgimtar më i mirë për fronin e mbretërisë angleze.

Mediat britanike kanë publikuar pjesë nga deklarata e princeshës së ndjerën, ku ajo e cilësonte djalin e vogël “mbreti i mirë Harry”.

Gjithçka pasi Diana kishte konstatuar se kur ishin fëmijë, Harry ishte më i zoti për t’iu dhënë zgjidhje problemeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat