Të kesh tre djem, por futbollin ta trashëgon vajza

Mediale Vip

Të kesh tre djem, por futbollin ta trashëgon vajza

Më: 11 maj 2018 Në ora: 13:38
David Beckham me djemtë dhe vajzën

David Beckham shfaqet ‘zemërthyer’ për djemtë e tij që nuk luajnë futboll. Ish kapiteni i Anglisë thotë se vajza e tij Harper po e luan këtë sport, dhe tashmë “kjo lojë është për të”.

43-vjeçari ka folur për The Graham Norton Show në BBC, për incidentin e fundit teksa shihte vajzën e tij 6-vjeçare të luante në fushë.

“Haprer luan çdo të dielë dhe e adhuron. Djemtë nuk luajnë dhe kjo më thyen zemrën. Kanë talent por kjo është për Harper tani. Bëhem shumë entuziast kur e shoh”, ka thënë Beckham.

Djali i madh i tij, Brooklyn, është një fotograf i shkëlqyer, ndërsa Romeo shfaqet si një lojtar tenisi. Ndërsa Victoria, bashkëshortja e tij ka postuar në rrjetet sociale 13-vjeçarin Cruz, duke treguar talentin e tij në këngë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat