Offset-it ia vjedhin zinxhirin 150 mijë dollarësh

Mediale Vip

Offset-it ia vjedhin zinxhirin 150 mijë dollarësh

Më: 9 maj 2018 Në ora: 23:50
Offset

Zinxhiri i Offset në vlerë prej 150 mijë dollarë është vjedhur nga dhoma e tij e hotelit në New York, raporton TMZ.

Sipas burimeve të TMZ, zinxhiri u vjedh në mbrëmjen e së martës nga dhoma e reperit në një hotel në lindje të qytetit.

Është e paqartë se në çfarë kohë ka ndodhur saktësisht vjedhja.

Asnjë i dyshuar nuk është arrestuar deri tani. Thuhet se ka kontrolla në kamerat pranë hotelit për të parë nëse mund të vihet në dukje hajduti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat