Fustani i nusërisë së Meghan kushton 135.000 dollarë

Mediale Vip

Fustani i nusërisë së Meghan kushton 135.000 dollarë

Më: 6 maj 2018 Në ora: 06:43
Meghan Markle

Në më pak se një muaj, aktorja Meghan Markle do të bëhet mbretërore – dhe do të duket bukur gjatë këtij shndërrimi.

Të premten, Daily Mail njoftoi se Megan gjatë parakalimit për në altar do ta veshë fustanin e nusërisë në vlerë prej 135 mijë dollarësh, të punuar veçanërisht për të nga dizajnerët Ralp & Ruso.

Markle me dizajenrët ishte konsultuar edhe më parë për fotografitë e fejesës së saj që i bëri në dhjetor.

Edhe anëtarët tjerë të familjes mbretërore janë duke u bërë gati për ditën e madhe, ku përfshihet Princi William – i cili do të jetë shoqëruesi kryesor i vëllait të tij Harry – dhe fëmijët e Kate Middleton (Princi George dhe Princesha Charlotte), të cilët do të përfshihen në ceremoni si mbajtës të unazave dhe të luleve.

Çifti i famshëm po martohet më 19 maj, ndërsa është ërë e ditur që do ta shtyjnë muajin e tyre të mjaltit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat