Eleni Foureira e thotë në Eurovision: Jam krenare që jam shqiptare!

Mediale Vip

Eleni Foureira e thotë në Eurovision: Jam krenare që jam shqiptare!

Më: 1 maj 2018 Në ora: 16:30
Eleni Foureira

Ndonëse dikur ishte kritikuar shumë se po e fshihte prejardhjen e saj, tani ajo po e përmend me krenari që është shqiptare.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Fureira ka udhëtuar këto ditë drejt Lisbonës, ku do të përfaqësoj Qipron në festivalin evropian “Eurovision”.

Në një intervistë për Wiwiblogs, Eleni e ka thënë me krenari se është me prejardhje shqiptare.

“Është vështirë të jetosh në Shqipëri dhe pastaj të fillosh jetën në një shtet të ri, ku nuk e njeh askënd, por gjitha këto veshtirësi mua me kanë bërë kjo që jam. Unë jam krenare që jam shqiptare dhe jam shumë e lumtur që jam rritur në Greqi i cili është një shtet fantastik por jam edhe krenare që po e përfaqësoj Qipron në Eurovision”, është shprehur Foureira.

Kujtojmë që Eurovisioni këtë vit mbahet më 8 maj, e ku në garë përvec Eleni Foureira, janë edhe dy shqiptarë të tjerë, Eugent Bushpepa do të këndojë për Shqipërinë dhe Ermal Meta për Italinë.

(minuta 6:40) 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat