A je e dashuruar? Ronela Hajati: Nuk e fsheh jetën time, por…

Mediale Vip

A je e dashuruar? Ronela Hajati: Nuk e fsheh jetën time, por…

Më: 26 prill 2018 Në ora: 23:37
Ronela Hajati

Jeta private e Ronela Hajatit është përfolur shpesh në rrjetet sociale, por vetë këngëtarja nuk ka pranuar të flasë.

Sot e ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan ajo u pyet nëse është e dashuruar. Hajati tha se për momentin është mirë duke lënë të nënkuptohej se është dikush në jetën e saj, megjithatë as nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi një gjë të tillë.

“E mira nuk ka kufi, por unë jam mirë dhe s’para e kam thënë këtë gjë sadoqë dukem. Të jesh mirë për mua ka shumë rëndësi. Jam e qetë, nuk kam 100 halle dhe probleme dhe jam e fokusuar në punë. Për sa kohë jam e fokusuar në punë do të thotë që gjërat e tjera janë në rregull. Kështu që kush e mori mesazhin e mori… Për momentin mua nuk po më prishet qetësia. Unë nuk e fsheh jetën time, por nuk dua të flas, sepse po investoj shumë për gjënë që po bëj. Këtu ndonjëherë bëhesh kryefjalë e disa lajmeve dhe unë momentalisht nuk po investoj që të bëhet ai lloj lajmi. Unë nuk po them jam e dashuruar, nuk po them që për mua nuk ekziston asnjë njeri, por thjeshtë nuk dua të flas. Kur gjërat të bëhen publike do të jetë e menduar mirë se unë do bëj dasmë dhe jam shumë pro dasmës së madhe”, tha këngëtarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat