Harry i kthen nderin, William shoqërues në dasmën e princit

Mediale Vip

Harry i kthen nderin, William shoqërues në dasmën e princit

Më: 26 prill 2018 Në ora: 21:20
Princ Harry dhe Willaim

Princi Harry i ka kërkuar vëllait, Princit Uilliam të jetë shoqëruesi i tij në dasmën e pritshme. Në këtë mënyrë, ai duket se i kthen nderin, pasi vetë Herri ishte shoqëruesi i dukës së Kembrixhit në dasmën e tij në 2011.

Ceremonia e martesës së princit Harri me Megan Markle do të mbahet në kishën e shën xhorxhit në uindsor, më 19 maj. Më shumë se 600 persona janë ftuar në ceremoninë me 1 mijë pjesëtarë të publikut që do të mund ta ndjekin atë nga afër në oborrin e kështjellës Uindsor. 200 të ftuar të tjerë, përfshirë edhe Spice Girls, janë ftuar në pritjen e ciftit, në mbrëmje.

Në një deklaratë të pallatit Kensington, thuhet: Duka i Kembrixhit është i nderuar për kërkesën dhe pret me padurim të mbështesë vëllain në këtë ditë të rëndësishme”. Pallati po ashtu ka postuar edhe një foto të dy princëve kur ishin fëmijë, me helmeta në kokë.

Para martesës së të vëllait në 2011, princi Harry kishte thënë se në fjalimin e tij, si shoqërues, do të thumbonte princin uilliam dhe do ta vinte në siklet. Ndërsa Uilliam, në një intervistë të dhënë në janar, tha se i vëllai nuk i kishte kërkuar ende ta shoqëronte në dasëm dhe se kjo mund të ishte një cështje delikate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat