Getinjo publikon klipin e ri “50”

Mediale Vip

Getinjo publikon klipin e ri “50”

Më: 26 prill 2018 Në ora: 20:29
Getinjo

Reperi i njohru Getinjo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“50” titullohet kënga e tij e re, e cila është punuar nga Miksu dhe Macloud.

Për tekstin, ashtu si në çdo këngë tjetër të tij, është kujdesur vet reperi.

Kjo është kënga e parë që Getinjo sjell këtë vit, pas daljes nga label-i “ON Records”.

“50” vjen në kanalin YouTube edhe me një klip mjaft interesant, me shumë skena ku reperi si gjithnjë nuk zhgënjen me stilin e tij.

Ky nuk do të jetë projekti i tij i vetëm për këtë sezonë, pasi i njëjti ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë edhe shumë këngë të tjera, të cilat do të jenë të punuara në studion e tij, dhe të vëllait të tij, Mozzik.

“2 Euro Music” titullohet label-i i krijuar tashmë nga dy vëllezërit e shumë-talentuar të estradës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat