Deklarohej single, ky është i dashuri bjond i Morena Tarakut

Mediale Vip

Deklarohej single, ky është i dashuri bjond i Morena Tarakut

Më: 26 prill 2018 Në ora: 20:22
Morena Taraku

Morena Taraku është një ndër vajzat më të ndjekura në ‘Instagram’, e cila komentohet shumë për jetën që bën, lookun që e ndryshon herë pas here, trupin, por edhe për detaje të jetës private.

Ajo gjithmonë ka ardhur në qendër të vëmendjes së thashethemeve rozë, pasi është përfolur shpesh për faktin se modelja ishte në një marrëdhënie. Por Morena gjithmonë e ka deklaruar veten single dhe ka thënë se të vetmit meshkuj të rëndësishëm në jetën e saj ishin i ati dhe i vëllai.

Mirëpo bukuroshja i ka habitur të gjithë me postimin e saj të fundit në ‘Instastory’. Megjithëse ka thënë se nuk ka asnjë person tjetër në jetën e saj, ajo shfaqet krah një mashkulli bjond, teksa pozojnë të dy përpara pasqyrës.

“Një dhe i vetmi për mua”, shkruan Morena krah fotos me djaloshin misterioz, që me shumë mundësi është i dashuri i saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat