Të gjithë po merren me këpucët, por mos vallë Emina sapo na zbuloi se po pret binjakë?!

Mediale Vip

Të gjithë po merren me këpucët, por mos vallë Emina sapo na zbuloi se po pret binjakë?!

Më: 26 prill 2018 Në ora: 19:14
Emina Cunmulaj

Emina Cunmulaj po luan jo pak me ndjekësit me shtatzëninë e dytë. Djal apo vajzë? Kur do të marrim lajmin për ardhjen në jetë të fëmijës? Modelja nuk ka ndërmend të zbulojë detaje, përvçse t’i ngacmojë ndjekësit me foto të barkut të rrumbullakosur.

Sot, Emina u vu në qendër të vëmendjes pas disa postimeve të këpucëve të saj të panumërta. Një pasion që, si çdo vajzë tjetër, edhe Cunmulaj nuk i ndahet. Por, kjo nuk është ajo çka ka tërhequr vëmendjen tonë. Emina, duke shtyrë një karrocë binjakësh, me mbishkrimin: “Më pëlqen çfarë po shoh”, na ka shtyrë të bëjmë pyetjen: mos vallë modelja është në pritje të binjakëve?! Një arsye më shumë, për ta mbajtur surprizë gjininë (ose gjinitë!) deri në përfundim të pritjes së ëmbël.

Duke marrë parasysh se sa ‘lojëra’ ka bërë Emina me ndjekësit lidhur me këtë temë, vështirë të themi se mund ta zbulojmë që tani të vërtetën. Megjithatë, mbetet pistë e hapur…!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat