Doli me bebe në videoklip, Ronela Hajati jep sot lajmin e ëmbël

Mediale Vip

Doli me bebe në videoklip, Ronela Hajati jep sot lajmin e ëmbël

Më: 26 prill 2018 Në ora: 18:20
Ronela Hajati

Pak ditë më parë këngëtarja super energjike dhe shumë e dashur nga publiku, Ronela Hajati publikoi videoklipin e saj më të ri me titull "Maje men" që u pëlqye shumë dhe ka arritur mijëra klikime në Youtube.

E ftuar sot tek "Rudina", Ronela foli lidhur me klipin dhe realizimin e skenave teksa moderatorja u ndal tek pjesa e fundit ku këngëtarja shfaqet me një bebe në dorë.

"Do ta bëj dhe unë një bebe", tha Ronela dhe shtoi se do të jetë një mami e rreptë.

Megjithatë këngëtarja u shpreh se kjo nuk do ndodhë tani sepse është ende e re dhe ka akoma kohë.

"Do i përkushtohem shumë fëmijës, do jem prind i egër, e di. Më pëlqen disiplina. Por jam akoma e re, kam kohë", tha Ronela.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat