Marina Fara dhe i dashuri nuk fshihen më, puthje të zjarrta në publik

Mediale Vip

Marina Fara dhe i dashuri nuk fshihen më, puthje të zjarrta në publik

Më: 26 prill 2018 Në ora: 16:30
Marina Fara

Marina Fara është vazhdimisht e komentuar nga publiku dhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale, për shkak të jetës së saj private dhe fotove provokuese që publikon në “Insatagram”.

Vitin që shkoi, ajo u përfol shumë me lajmin se është fejuar me një biznesmen, mirëpo fejesa e tyre mori fund shpejt dhe secili vazhdoi jetën e vet.

Por pak javë më parë, Marina postoi foto ku tregonte se ishte lidhur me një djalë, të cilit ende nuk i dihet identiteti.

Tashmë ajo ka vendosur që të mos fshihet më dhe të dalë hapur me lidhjen e saj të re, duke treguar se është e dashuruar kokë e këmbë me djalin në fjalë.

Së fundmi ajo ka postuar në “Instagram” një foto ku shihet duke u puthur në një lokal me partnerin e ri. Por as tani Marina nuk e ka treguar fytyrën e tij, duke i vendosur një zemër të madhe që të fshehë identitetin.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat