Bashkëshortja i blen plantacion marihuane në përvjetorin e martesës Robbie Williamsit

Mediale Vip

Bashkëshortja i blen plantacion marihuane në përvjetorin e martesës Robbie Williamsit

Më: 26 prill 2018 Në ora: 15:35
Robbie Williams dhe Ayda Field

Pas më shumë se një dekade të jetës së trazuar dhe imazhit të një djaloshi të keq, këngëtari Robbie Williams (44) përfundimisht është qetësuar pas martesës me aktoren Ayda Field (38).

Dyshja është martuar në vitin 2010 pas një romance njëvjeçare dhe kanë dy fëmijë.

Ayda duket aq e dashuruar pas bashkëshortit sa që i bleu për përvjetorin e  martesës, jo më pak e as më shumë se një plantacion marihuane.

Këngëtari do të ketë stokun në bodrumin e një vile në Los Anxheles ku përdorimi rekreativ i këtij ilaçi të lehtë është i ligjshëm.

Robbie është i njohur se i pëlqen ta “tymos” dhe nuk ka turp të flasë për këtë. Ai dyshohet se një të tillë e ka ndezur edhe në aeroplanit e Pallatit Mbretëror.

Ishte në vitin 2012 kur perfomoi për përvjetorin e diamantit të Mbretëreshës Elizabeta II-të.

Theksojmë se këngëtari kishte pasur probleme serioze me varësinë nga droga dhe alkooli, por arriti të shpëtojë prej tyre, ky rol kryesor kishte partnerja e jetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat