“Na pret e ardhme super e ndritshme’

Mediale Vip

“Na pret e ardhme super e ndritshme’

Më: 25 prill 2018 Në ora: 22:26
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez ka thënë se ajo dhe Alex Rodriguez kanë një të ardhme super të ndritshme dhe ekscituese.

Ylli 48-vjeçar është në lidhje me ish-lojtarin e bejsbollit që nga shkurti i vitit të kaluar dhe çifti pohon se është duke kaluar së bashku kohë të mrekullueshme.

Këngëtarja e hitit 'On The Floor' ka folur në tepihun e kuq në ngjarjen Time 100 Gala në qendrën Lincoln në Nju Jork, pasi mori çmimin si njëra ndër personalitetet më me ndikim në vitin 2018 nga revista TIME.

Ajo i tha Entertainment Tonight se është e lumtur me Rodriguez.

“E ardhmja është super e ndritshme dhe ndjej se ne të dy sapo kemi filluar”, tha Jennifer, e cila gjendet në listën e personaliteteve më me ndikim në botë krahas Cardi B, Tiffany Haddish dhe Gal Gadot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat