Më në formë se kurrë: Ami mahnit me pamjen e saj pas lindjes së Sias

Mediale Vip

Më në formë se kurrë: Ami mahnit me pamjen e saj pas lindjes së Sias

Më: 25 prill 2018 Në ora: 20:01
Amarda Toska

Moderatorja e njohur Amarda Toska dhe moderatori Ermal Mamaqi përpara disa javësh u bënë prindër të një vajze. Lajmi i ardhjes në jetë të vogëlushes bëri bujë në të gjitha mediat dhe fotoja e saj u kthye në një nga më të pëlqyerat në Instagram.

Çifti i njohur i vendosën një emër shumë të veçantë vogëlushes së tyre, e quajtën atë Sia. Që prej lindjes moderatorja nuk ka postuar shumë foto në adresën e saj dhe të gjithë ishin kuriozë të shikonin se si dukej ajo pas lindjes.

Por ditën e sotme ajo i ka mahnitur ndjekësit e saj me foton e parë që ka postuar pas ardhjes në jetë të Sias. Ajo duket në super formë dhe ka shkëlqyer e veshur në të kuqe.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat