Plas gallata në rrjet, Bes Kallaku i shpreh dashurinë Xhensilës me…

Mediale Vip

Plas gallata në rrjet, Bes Kallaku i shpreh dashurinë Xhensilës me…

Më: 25 prill 2018 Në ora: 15:48
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj

Të gjithë e dinë dashurinë e madhe që aktori i njohur i humorit Bes Kallaku ka për domatet. Madje ai nuk ngurron që ta tregojë këtë detaj sa herë që t’i jepet mundësia.

Para ca ditësh Besi zbuloi edhe arsyen se pse i konsumon kaq shumë ato: “Mami im më tha para ca kohësh që kur ishte shtatzënë me mua, hante vetëm domate. I kam pëlqyer domatet ende pa dalë në dritë të diellit”.

Por ditën e sotme aktori i humorit ka vendosur që t’i shpreh dashurinë bashkëshortes së tij Xhensila Myrtezaj, në një formë ndryshe dhe i ka punuar përsëri një rreng.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, ai ka publikuar një gjysmë domate në formë zemre dhe në përshkrimin e fotos shkroi: “Të dua Xhensila Myrtezaj”. E kaq ka mjaftuar që të gjithë ndjekësit e tij të qeshin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat