Markle ka telefonuar personalisht këtë muzikant për ta ftuar në dasmën e saj dhe Harry-t!

Mediale Vip

Markle ka telefonuar personalisht këtë muzikant për ta ftuar në dasmën e saj dhe Harry-t!

Më: 25 prill 2018 Në ora: 15:47
Meghan dhe Harry

Ftesë më personale se kaq, vështirë të gjejmë. Me ardhjen në jetë të djalit të Kate dhe William, duket se dasma e shumë përfolur e Meghan dhe Harry-t po lihet disi në hije. Megjithatë, pak javë na ndajnë nga dasma. Eventi madhështor ka bërë gjithë bujën e nevojshme për të tërhequr vëmendjen e publikut, ndërsa detaje të shumta janë zbuluar që tani.

Lista e këngëtarëve që pritet të performojnë është e gjatë, ndërsa Markle ka telefonuar personalisht një muzikant për ta ftuar si performuesin e radhës në ditën e saj të madhe. Bëhet fjalë për Sheku Kanneh-Mason, violinçelisti i cili nuk ka ngurruar për të shprehur emocionet, pas një telefonate të kësaj natyre. ‘Mbeta i mahnitur kur zonjushë Markle më kontaktoi për të më pyetur nëse do të luaja në ceremoninë dasmore dhe natyrisht, thashë menjëherë po. Çfarë privilegji të luash violinçelin tek një event madhështor i tillë. Pres me padurim!”, është shprehur publikisht Kanneh-Mason.

Orkestra në atë ditë të shënuar për familjen mbretërore do të jetë nën drejtimin e James Vivian. Mesa duket, Markle po merret personalisht me çdo detaj të dasmës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat