Snoop Dogg akuzon Trump për racizëm

Mediale Vip

Snoop Dogg akuzon Trump për racizëm

Më: 24 prill 2018 Në ora: 23:00
Snoop Dogg

Këngëtari i njohur mendon se presidenti amerikan Donald Trump duhet të ishte treguar më i ashpër ndaj vrasjeve në Waffle House.

Snoop Dogg thotë se shefi i shtetit do të kishte reaguar ndryshe sikur viktimat të ishin të racës së bardhë dhe jo të zezë, dhe sikur sulmuesi të ishte mysliman dhe jo i bardhë, transmeton KosovaPress.

“Sikur një mysliman të kishte shtënë me armë zjarri në një restorant me plot njerëz të bardhë, presidenti do të niste një stuhi cicërimash në Twitter”, ka thënë ndër tjerash këngëtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat