“Më është thyer zemra kur e kuptova se është homoseksual”

Mediale Vip

“Më është thyer zemra kur e kuptova se është homoseksual”

Më: 24 prill 2018 Në ora: 19:32
Christina Aguilera

Këngëtarja amerikane Christina Aguilera për herë të parë ka folur në publik pas ndarjes së saj nga i dashuri.

Ajo ka zbuluar se në njërën nga këngët e albumit “Stripped” ia kishte kushtuar ish- të dashurit me të cilin u nda pasi kuptoi se ishte homoseksual.

37-vjeçarja është paraqitur në premierën e sezonit të ri të garave televizive “Drage Race”, kur zbuloi se kënga Infatuation nga viti 2002 ishte inspiruar nga dhimbja emocionale kur kuptoi se i dashuri i saj i atëhershëm ishte homoseksual.

“Më është thyer zemra, pasi zbulova këtë”, ka thënë Aguilera në emisionin televiziv.

E pyetur nëse ish- i dashuri i saj do të zemërohet kur të dëgjojë deklaratën e saj nga emisioni, Christina kishte gati përgjigjen.

“Shpresoj”, komentoi ajo me shaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat