Estrada shqiptare po ‘thyejnë’ tabu përmes videoklipeve me “pullë të kuqe”

Mediale Vip

Estrada shqiptare po ‘thyejnë’ tabu përmes videoklipeve me “pullë të kuqe”

Më: 24 prill 2018 Në ora: 14:07
Ilustrim

Këngëtarët tanë janë shumë aktiv me projekte muzikore.

Estradës shqiptare çdo ditë po i shtohen artistë të rinj, të cilët shumë shpejt po shndërrohen në emra të njohur dhe u bëjnë konkurrencë edhe personave më të njohur.

Sikurse tekstet e këngëve, ashtu edhe videoklipet dhe paraqitjet e këngëtarëve në këto klipe kanë ndryshuar prej të kaluarës deri tani.

Derisa dikur është konsideruar tabu një videoklip me skena eksplicite, tashmë duket krejtësisht normale.

Ani pse një pjesë e konsiderojnë si të tepërt këtë gjë, artistët e konsiderojnë si normale dhe arritje e realizimit të këngëve njësoj sikurse ato të yjeve me famë botërore.

Janë disa artistë shqiptarë të cilët kanë realizuar tekste dhe videoklipe të cilat shikohen vetëm mbi moshën 18 vjeçare.

Një muaj më parë, këngëtarja Enca Haxhia ka publikuar këngën “Dua”, të cilën e solli të vizuelizuar edhe me videoklip.

Pikërisht videoklipi i këngës është komentuar prej momentit të publikimit të këngës, kjo për shkak se këngëtarja erdhi me skena erotike në klip, bashkë me modelin portugez, Pierluigi Fracassi, i cili ishte pjesë e klipit.

Derisa këngëtarja e ka konsideruar si krejtësisht normale paraqitjen e saj me skena të tilla në klip, në audiencë ka pasur shumë komente që vlerësonin se këngës duhej ndaluar tërësisht transmetimin.

 

Image

Më 16 prill, dyshja Blunt dhe Real 1, të cilët tashmë njihen si “Shaolin Gang”, publikuan këngën “Tululu” me tekst dhe klip +18. Ashtu sikurse për Encë, edhe për këta dy reperë, është konsideruar krejtësisht normale klipi me skena të tilla, i mbushur përplot me femra gjysmë të zhveshura. Në shumë raste, këto videoklipe cenzurohen nga televizionet, kjo për shkak të përmbajtjes jo të përshtatshme për audiencën që e synon ai medium. Në shumë raste, videoklipet e tilla janë konsideruar tentim për të marrë vëmendje vetëm në mënyrën e paraqitjes, jo me këndim.

 
ImageRonela Hajati është artistja tjetër që ka lansuar projekt të ri këto ditë, bëhet fjalë për këngën “Maje men”. Ky projekt e solli këngëtaren në një mënyrë shumë më ndryshe prej herave të tjera, ashtu siç nuk jemi mësuar ta shohim asnjëherë. Por, as Ronela nuk ju shpëtoi skenave “të nxehta” në videoklip me modelin që mori pjesë në të. Në minutën e fundit, këngëtaren e shohim në skena +18 në ambient xhungle, e të cilat duket se nuk i kishte fare problem t’i realizonte. Kjo ngase, Ronela ishte në rolin e aktores në videon e këngës.

 Edhe gjatë vitit 2017 kishte një tendencë që të bëhen të pranueshme këngët me përmbajtje të tilla. Ishte reperi Noizy ai i cili në videoklipin e projektit “Bora” ka përmbajtje të papërshtatshme me femra gjysmë-nudo e me skena erotike. E në pjesën më të madhe femra shfaqet si objekt.

Ndërsa, Dafina Zeqirin jemi mësuar që prej paraqitjeve të para, sidomos nga ajo tek klipi “Shume qef” ta shohim shumë eksplicite duke bërë lëvizje provokuese. Këto skena nuk kishin kaluar pa komente nga publiku, shumë prej tyre me kritika të rënda për veshjen e saj. Por, reagime të tilla ka sa herë që del e tillë.

Image

Beatrix Ramosaj në qershor të vitit të kaluar ka publikuar këngën “Pa ndjenjë”, e cila ashtu sikurse Enca, shfaqet në skena erotike me modelin që merrte pjesë në klip. Por, krahas Encës, kënga e Beatrixit nuk ka arritur as milionëshin e parë të klikimeve dhe është përcjellë me shumë kritika.

Image

Përveç Beatrixit, edhe vëllai i saj, Albani kishte realizuar një videoklip të tillë gjatë vitit të kaluar. Në këngën “Bitchi Mesantës” qysh në titull paralajmërohet për skenat që përmban. Albani ka prekur temë të ndjeshme, kurse edhe ky projekt nuk ka kaluar pa u komentuar shumë në audiencë.

Ashtu siç është përmendur edhe më sipër, këngëtaret kanë ndryshuar mënyrën e paraqitjes në videoklipe, në shumë raste inspirimin e gjejnë tek yjet botërore. Nëse kthehemi ende prapa në kohë, gjejmë raste të skenave të “nxehta” në klipe të këngëtarëve shqiptarë. Era Istrefi tek kënga “E dehun”, në disa sekuenca të klipit shfaqet e veshur veç në rrjetë, derisa vetëm thithkat i kishte mbuluar. Madje, kjo skenë ishte komentuar edhe për shkak të vendit ku ishte realizuar videoja.

Skena intime në videoklip kanë sjellë edhe Tuna Sejdiu dhe Cozman në projektin “Fenix”, i cili ishte realizuar gjatë kohës kur dyshja kanë qenë në lidhje. Kënga është ende e qasshme në YouTube dhe ka marrë mbi 34 milionë klikime.

Klipet e tilla janë shumë të shikuara, por kritikët e muzikës e sidomos këngëtarët me bagazh të madh artistik kanë hedhur fjalë kundrejt këtyre videove, të cilat shpesh janë quajtur si skena pornografike.

Edona Llalloshi në një intervistë që kishte dhënë për “Mirage” ka pasur kritika të ashpra për paraqitjen e këngëtareve në skenë. “Vajzës time shpeshherë nuk ia lëshoj as televizionin, kanalet tona, se çka ka me pa ajo, çka ka me u eduku. Me pa qysh me u zhvesh?” deklaron ndër të tjera këngëtarja, duke shtuar se nuk është kundër paraqitjeve të tilla në skenë, por deri në një limit të caktuar.

Në anën tjetër, edhe Gili pati deklaruar ngjashëm në një prej intervistave të saj dhënë kohë më parë. “Nuk më pëlqejnë shumë ekzagjerimet e veshjeve apo të zhveshjeve, pasi shoh se merren trendet më negative në skenë, duke u referuar artistëve botërorë. Do u thosha të tillëve të kenë një veshje jo të ekzagjeruar, aq më tepër në klipet e tyre, që pas disa vitesh mos t’u vijë turp kur ta shohin me fëmijët e tyre”, ka thënë këngëtarja.

Janë edhe shumë projekte tjera në të cilat këngëtaret tona shfaqen tejet “të zhveshura” dhe me pamje të papërshtatshme. Kritika të mëdha, artistët, sidomos këngëtaret kanë marrë për çështjen ekspozimit të tepërt të linjave trupore apo paraqitja e femrave të tjera në klip me skena të ngjashme. Megjithatë, arsyetimi më i shpeshtë është se po tentojnë të bëhen njësoj me artistët ndërkombëtar. Pavarësisht kritikave të mëdha rreth tyre, klipet me “pullë të kuqe” ua kanë marrë anën atyre që dëgjohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat