Almeda na rrëfen si ra në dashuri me bashkëshortin

Mediale Vip

Almeda na rrëfen si ra në dashuri me bashkëshortin

Më: 23 prill 2018 Në ora: 08:47
Almeda dhe Tolgahan

Almeda dhe Tolgahan janë padyshim një nga çiftet më të pëlqyer nga populli shqiptar dhe turk, duke qenë kështu edhe shumë të komentuar në mediat e këtyre dy shteteve. Historia e tyre e dashurisë ka filluar vite më parë dhe është kurorëzuar edhe në martesë.

E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Almeda tregon se ra në dashuri me Tolgën kur pa karakterin e tij të fortë, ndërsa nga pamja e tij e kanë tërhequr sytë. “Mund të jetë pak klishe, por rashë në dashuri kur pashë karakterin e fortë të Tolgës, ngjan shumë me karakterin tim”, u shpreh Almeda.

“Por edhe sytë më tërhoqën”, shtoi ajo për bashkëshortin ndërsa e pyetur se çfarë ka parë Tolga që është dashuruar me të, Almeda u shpreh se duhet pyetur vetë aktori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat