Reperi i njohur bëhet baba për herë të dytë

Mediale Vip

Reperi i njohur bëhet baba për herë të dytë

Më: 22 prill 2018 Në ora: 12:29
Macklemore

Macklemore dhe bashkëshortja e tij Tricia Davis kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë së bashku.

Reperi 34-vjeçar njoftoi se Tricia solli në jetë një vajzë e cila lindi një muaj më parë.

Macklemore zbuloi lajmin pasi u pyet se si i kaloi pushimet.

“I kalova në spital. Me vajzën time e cila erdhi në jetë”, tha ai për Spin 1038.

Macklemore dhe Tricia janë prindër të një vajze dyvjeçare me emrin Sloane Ava Simone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat