E ftuar pasditen e sotme te “Rudina”, është këngëtarja e mirënjohur dhe shumë e dashur nga publiku për zërin, pamjen dhe ëmbëlsinë që e karakterizon, Mihrije Braha.
Me të hyrë në studio Mihrija, moderatorja Rudina Magjistari u mahnit dhe e komplimentoi: “E bukura e dheut” duke e pyetur më pas se cili është sekreti i saj që shfaqet gjithnjë në kaq formë.
Mihrije u shpreh se është dashuria e publikut që e bën të rrezatojë gjithmonë dhe e komplimentoi gjithashtu Rudinën.
“Pse u veshe me fustan të bardhë, për të kujtuar momentin e nusërisë?”, e pyeti Rudina këngëtaren e cila u shpreh se i dashuron fustanet, prandaj zgjodhi këtë.
“E bukur, elegante”, përfundoi me këto fjalë Rudina bisedën në këmbë me Mihrijen, për t’u ulur më pas dhe vazhduar intervistën.