Natalie Portman refuzon çmimin 2 milionësh të Izraelit, pas dhunës që u bë ndaj palestinezëve

Mediale Vip

Natalie Portman refuzon çmimin 2 milionësh të Izraelit, pas dhunës që u bë ndaj palestinezëve

Më: 20 prill 2018 Në ora: 21:23
Natalie Portman

Një politikan izraelit ka qenë i ashpër ndaj aktores së famshme izraelito-amerikane Natalie Portman pasi kjo e fundit nuk do të marrë pjesë në ceremoninë “Genesis Prize” në Jerusalem dhe bëri thirrje që asaj t’i hiqet nënshtetësia izraelite.

36 vjeçarja e kishte bërë plan të merrte pjesë në eventin e organizuar nga Fondacioni Genesis Prize.

Por, ‘ngjarjet e fundit’ në kufirin izraelit që i lanë dhjetëra të vdekur dhe qindra të lënduar palestinezë kanë bërë që aktorja ta shqyrtojë vendimin e saj. Ajo tash thotë se nuk ndihet “rehat” që të marrë pjesë në ceremoninë në Izrael, ku do të merrte një çmim dy milionë dollarësh.

Vendimi i saj vjen disa ditë pasiqë BE-ja ka kërkuar hetim zyrtar për përdorimin e armëve kundër protestuesve paqësor palestinezë ndaj kufirit në Gazë.

Portman tha që zhvillimet e fundit ishin “ekstremist shqetësuese” për të dhe që prandaj shkaku i ndërgjegjes nuk do të shkonte në ceremoni.

Oren Hazan nga partia Likud, e ka quajtur deklaratën e saj “çmenduri”. Madje, edhe faktin që i është dhënë vendi i parë e ka quajtur njësoj “çmenduri.” Ky i fundit tha që ajo po e përdorte vendlindjen vetëm për të fituar famë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat