Aktorja e ‘50 Shades’ përfundon në terapi pas xhirimeve të filmit

Mediale Vip

Aktorja e ‘50 Shades’ përfundon në terapi pas xhirimeve të filmit

Më: 20 prill 2018 Në ora: 20:58
Dakota Johnson

Ajo u shndërrua në një yll i filmit pas rolit kryesor në filmin e njohur i cili bëri bujë të madhe për shkak të skenave erotike ‘Fifty Shades’.

Por, Dakota Johnson në një intervistë për revistën e njohur Elle, deklaroj se pas përfundimit të xhirimeve të filmit ajo ka përfunduar në terapi.

Aktorja 28-vjeçare zbuloi se skenat filmike sikurse ato të studentes së letërsisë Anastasia Steele në filmat e mbushur me skena erotike çuan në terapi.

Ajo pranoi se përveç skenave në Fifty Shades, filmi i saj horror Suspiria ishte njësoj i vështirë për të filmuar, “i cili, pa gënjeshtër, më dha aq shumë sa duhej të shkoj në terapi” tha aktorja.

Ndërsa, ndonëse ka në karrierë të suksesshme Johnson e ruan me xhelozi jetën e saj  private, ajo ende nuk ka pranuar lidhje me këngëtarin e grupit Coldpaly, Chris Martin me të cilin u pa mjaft e afërt në Malibu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat