Hitet më të njohura të Aviciit, kishte bashkëpunuar edhe me Rita Orën

Mediale Vip

Hitet më të njohura të Aviciit, kishte bashkëpunuar edhe me Rita Orën

Më: 20 prill 2018 Në ora: 20:51
Avicii dhe Rita Ora

im Bergling, DJ me famë botërore ka ndërruar jetë sot. Ai ishte i njohur me emrin artistik Avicci.

Dj i talentuar ndërroi jetë në rrethana ende të panjohura në moshën 28 vjeçare. Ai ka lindur në Stokholm, Suedi kurse karrierën e filloj në vitin 2007 ku nënshkroi edhe kontrakton e parë me “Dejfitts Plays”.

Avicii ka qenë i nominuar dy herë për çmimin Grammy për projektet si “Sunshine” me David Guetta në vitin 2012 dhe për këngën tjetër “Levels” në vitin 2013.

Disa nga këngët më të famshme të tij janë “I Colud Be the One” me Nicky Romero, “Wake me up”, “You Make Me”, “X You”, “Hey Brother”, “Addicted to You”, “The Days”, “Waiting for Love” dhe “Lonely Together”.

Ai në vitin 2013 kishte publikuar albumin e parë të titulluar “True” ku kishte fituar disa nga vlerësimet më të mira të kritikëve të muzikës në më shumë se 15 vende, si Australi, Suedi, Danimark,  Shtete të Bashkuara, Britani etj.

Avicii kishte realizuar edhe një bashkëpunim shumë të suksesshëm në vitin 2017 me yllin shqiptar, Rita Ora. Bëhet fjalë për hitin “Lovely Together”.

Kurse, sot ky artist i madh ka ndërruar jetë në Oman, Arabi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat