Ronela: Ende më dhemb koka nga brirët

Mediale Vip

Ronela: Ende më dhemb koka nga brirët

Më: 20 prill 2018 Në ora: 15:45
Ronela Hajati

Ronela Hajati ka kohë që e ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor. Madje, menjëherë pasi e kishte xhiruar videoklipin, i kishte postuar edhe disa fotografi të shkëputura nga ajo ditë, për çka edhe mori  kritika nga ndjekësit e saj në lidhje me “aksesorin” që e kishte vendosur në kokë.

Ndërsa tani duket se pritjes së fansave të saj i erdhi fundi, meqë këngëtarja u konsultua me ta, duke i pyetur a ta publikojë të dielën videoklipin!

Përveç kësaj, këngëtarja ka bërë edhe një sqarim në lidhje me kritikat që i kishte marrë:

“Nëse ndonjëherë kisha ndjerë dhimbje të vërteta në jetën time, ishte për shkak të këtyre brirëve.. kështu që ju lutem mos flisni më rreth tyre… ende më dhemb koka…”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat