Alban Skënderaj ka ditëlindjen, Miriami i emocionon të gjithë me fjalët: Ameli dhe unë…

Mediale Vip

Alban Skënderaj ka ditëlindjen, Miriami i emocionon të gjithë me fjalët: Ameli dhe unë…

Më: 20 prill 2018 Në ora: 13:15
Alban Skënderaj dhe Miriam Cani

Urimet që marrim për ditëlindje janë gjithmonë speciale dhe të bukura por kur ato vijnë nga personat më të afërt të familjes kjo ditë vërtetë kthehet në festë.

Duket se dita e sotme është e destinuar të jetë e tillë për këngëtarin Alban Skënderaj sepse ka marrë urimin më të bukur dhe më të ndjerë nga bashkëshortja dhe vajza e tij.

“Të jesh i suksesshëm në profesion është arritje e madhe por jo sekreti i lumturisë. Të jesh i suksesshëm si NJERI dhe në familje është bekimi i vërtetë në jetë. Ti ke ditur gjithmonë  t’i japësh gjithçkaje rëndësinë e vetë.  Gëzuar ditëlindjen jeta ime.  Ameli dhe unë do të të duam përjetësisht dhe asgjë s’do kishte kuptim pa ty.”- ka shkruar Miriami në “Instagram”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat