Kanye West do të sjellë dy albume të reja… dhe librin filozofik në Twitter

Mediale Vip

Kanye West do të sjellë dy albume të reja… dhe librin filozofik në Twitter

Më: 20 prill 2018 Në ora: 09:24
Kanye West

Kanye West ka konfirmuar se do të nxjerrë dy albume të reja. Në një seri postimesh në Twitter, reperti thotë se fillimisht do të jetë një regjistrim solo me “7 këngët”, që pritet të dalë më 1 qershor.

I dyti do të vijë një javë më vonë, në 8 qershor dhe është një bashkëpunim me Kid Cudi, i quajtur “Kids see ghosts”.

Këto do të jenë albumet e para të Kanye që nga 2016, “Life of Pablo”, dhe vjen disa ditë pasi bëri të ditur se po shkruan një libër filozofik. Ai tha se libri aktualisht ka formën e postimeve. “Meqë ra fjala ky është një libër që po e shkruaj në kohë reale. Nuk ka botues apo publicist që të më thotë ku dhe sa faqe të shkruaj”, thuhet në postimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat