Elvana Gjata në finalen e “The Voice Kids”

Mediale Vip

Elvana Gjata në finalen e “The Voice Kids”

Më: 19 prill 2018 Në ora: 21:48
Elvana Gjata

Elvana Gjata, një nga artistet më të dashura të publikut do të jetë e ftuar në skenën e ‘The Voice Kids’, për të performuar Live hitet e saj, në natën Finale të këtij spektakli madhështor.

Pak më parë ajo publikoi bashkëpunimin më interesant dhe të veçantë me reperin e njohur amerikan, Ty Dolla Sign, duke e cilësuar ‘Off Guard’ hitin e kësaj vere. Elvana Gjata prej kohësh po zhvillon karrierën e saj përtej kontinentit. Pas albumit me artistë të famshëm në Amerikë e botë, Elvana po kryeson listat me bashkëpunimet e saj të cilat duket se nuk kanë të sosur. Edhe menaxheri i saj Poo Bear është shprehur se ajo po arrin majat shumë shpejt. Elvana është gjithmonë me projekte të reja, që tashmë janë bashkëpunime në nivel ndërkombëtar.

Hitet e saj më të fundit dhe që janë në majat e listave të muzikës së preferuar të momentit janë: ‘Xheloz’, ‘Më fal’, ‘Veç një pikë’, ‘Lejla’, ‘Ti Shqipëri më jep nder’ dhe ‘Forever is Over’. Pritet që edhe projekti i fundit në bashkëpunim me reperin Ty Dolla $ign ‘Off Guard’ do të futet shumë shpejt në këto klasifikime. Këto javët e fundit, ajo ka kryesuar vazhdimisht listat, ku në pjesën më të madhe është shfaqur në vendet e para. Albumi ‘3’ ka rezultuar padyshim një sukses i merituar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat