Pas ndarjes nga e dashura, Brooklyn Beckham kapet ‘mat’ me modelen e njohur

Mediale Vip

Pas ndarjes nga e dashura, Brooklyn Beckham kapet ‘mat’ me modelen e njohur

Më: 19 prill 2018 Në ora: 17:49
Brooklyn Beckham dhe Chloe Mortez

Është duke e shijuar jetën në maksimum që nga ndarja me aktoren e njohur Chloe Mortez.

Brooklyn Beckham është rrethuar me vajza të ndryshme në festivalin e Coachellas që u mbajt vikendin e kaluar ndërsa nuk ka hezituar të postoj imazhe të disa bukurosheve që po e shoqëronin.

Djali i Victoria dhe David Bechkam postoj një imazh të modeles së njohur Cindy Kimberly, modeles bukuroshe e cila tërhoqi vëmendjen e këngëtarit Justin Bieber para tri vitesh.

Brooklyn është shoqëruar me modelen që nga koha kur u nda nga Chloe me të cilën thuhet që ka nisur një romancë.

Brooklyn Beckham dhe Chloe Mortez filluan lidhjen në vitin 2014 ndërsa i dhanë fund në muajin e kaluar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat