U paralizua, Abby Lee i nënshtrohet një operacioni urgjent

Mediale Vip

U paralizua, Abby Lee i nënshtrohet një operacioni urgjent

Më: 18 prill 2018 Në ora: 17:29
Abby Lee Miller

Abby Lee Miller ka pasur një operacion emergjent, konfirmon E! News.

Hooman Melamed, kirurg i ortopedisë, ka treguar për revistën se Abby Lee kishte një operacion urgjent në shpinë për shkak të një infeksioni.

51-vjeçarja iu nënshtrua ndërhyrjes për të hequr një masë afër shtyllës kurrizore.

Ai ka shpjeguar se nëse masa nuk do të ishte hequr, ajo mund të vdiste ose të paralizohej.

Sipas mjekut, Abby, e cila kohëve të fundit u lirua nga burgu, ishte paralizuar dje dhe nuk mund të lëvziste. Megjithatë, tani është në gjendje të lëvizë krahët, dhe t’i ndjejë gjymtyrët e tjera pas operacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat