Greta Hoxha: Si e përjetova dhunën ndaj pronarit të televizionit ku punoj

Mediale Vip

Greta Hoxha: Si e përjetova dhunën ndaj pronarit të televizionit ku punoj

Më: 18 prill 2018 Në ora: 16:00
Greta Hoxha

Gazetari dhe pronari i televizionit “Zjarr tv”, Ismet Drishti, u komentua gjatë në media pak ditë më parë ,pasi u sulmua me leva nga persona të maskuar në televizionin, që ai drejton “Zjarr Tv”. Lajmi bëri bujë, pasi televizioni transmetoi pamjet filmike të përplasjes, ku 15 persona sulmuan fillimisht televizionin e tij dhe më pas vetë atë.

Për këtë histori flet gazetarja dhe moderatorja e emisionit politik “360 gradë”, Greta Hoxha, e cila tregon çfarë ndodhi me pas dhe përballja me Policinë. Duke e konsideruar veten një moderatore që ka thyer tabu në ekran, pasi diskuton për tema të rëndësishme me dekoltenë e zbuluar, në këtë intervistë ajo rrëfen marrëdhënien me politikën, paranë dhe pse nuk ka ndërmend ta bëjë kurrë gjoksin, edhe pse është ndër të vetmet që e ekspozon në televizion.

Duket se telashet s’kanë të sosur me televizionin tuaj. Ishe e pranishme kur u sulmua pronari i “Zjarr Tv”, Ismet Drishti dhe çfarë mund të rrëfesh nga ndodhia e fundit?

“Telashet në televizion” janë si pema me kokrra. Atë e shkundin të gjithë, ndërsa atyre pa kokrra nuk ua hedh sytë njeri. Atë natë unë u largova nga puna vetëm 5 minuta para se të ndodhte incidenti. Por sigurisht këto janë gjëra që ndodhin. Problem serioz për mua është reagimi i Policisë, të cilët janë persona të papërgjegjshëm komplet. Kanë ardhur vetëm dy policë në këmbë dhe gjoja po bënin punën. Kurse për të marrë pamjet nga bizneset, Policia ka ardhur pas një dite dhe kjo lloj papërgjegjshmërie na ka indinjuar se tepërmi.

Si është të punosh në një televizion ku pretendohet se “ndizet jo vetëm zjarr, por i del edhe tymi” në kuptimin figurativ të fjalës?

Në televizionin ku unë punoj, ndihem shumë komode dhe kam kushte shumë të mira. Si “zjarr” dhe “tym” e shohin ata që na ndjekin dhe përderisa e cilësojnë si të tillë, do të thotë se nuk i rezistojnë dot.

Si prezantuese e emisionit “360 gradë”, kujton ndonjë moment vërtet të sikletshëm apo të fortë?

Në emisionin tim nuk ka asgjë të sikletshme, pavarësisht se te publiku, sigurisht që, çfarë nuk vjen nëpër mend. Ajo që do të thosha, është se shume njerëz që e shohin formatin, kujtojnë se jam “inekzistente”. Ka ende njerëz që kujtojnë se është montazh dhe shumë e bukur për t’u parë. Unë kam qeshur shumë kur ma thoshte personi që kisha përballë dhe që akoma nuk e besonte se ishte njeri real dhe, aq më tepër, se isha unë.

Në emisionin tënd ti merresh me çështje politike. Politika në fokusin tënd, si është dhe si duhet të jetë?

Mua nuk më intereson politika. Ajo është e ndërtuar shumë mbrapsht dhe shumë e ndërlikuar. Kurrë nuk kam qenë e anëtarësuar me ndonjë parti dhe as ka për të ndodhur. Unë nuk kam për t’u bërë politikane, sepse di të shkruaj dhe të lexoj. Ata që nuk dinë t’i bëjnë këto, shkëlqejnë në fushën e politikës.

Krahasuar me televizionet e tjera, me cilat gazetare televizioni mendon se je në konkurrencë?

Nuk e kam parë veten si konkurrente me asnjë. Unë jam Greta Hoxha dhe jam ajo vajza që theu tabu në ekrane. Nëse ka ndonjë tjetër që e ka bërë diçka të tillë, që do të thotë se ka thyer tabu për diçka të caktuar, atëherë ok! Le të më shfaqë konkurrencë. Unë edhe do të mbahem mend gjatë. Për mirë apo për keq, do të thoni ju! Epo kjo ngel subjektive. Kundërshtarë ka edhe Zoti!

Si ndihesh, krahasuar me meshkujt e televizionit, a mendon se ende ata kanë epërsi ndaj femrave si drejtues të formateve politike?

Nuk e kam menduar ndonjëherë këtë gjë. Por jam me mendimin që në ekranet tona ka dhe meshkuj shumë të mirë, që sigurisht ia vlen t’i ndjekësh.

Ku qëndron ndryshimi i një femre me forma origjinale dhe një femre me ndërhyrje estetike. Ty të ka shkuar ndonjëherë në mendje të bësh gjoksin?

Ndryshimi midis origjinalitetit dhe ndërhyrjeve estetike është i madh, sepse dallon nga protezat. Nuk jam kundër ndërhyrjeve për ato që e kanë të nevojshme, por me sa di unë, është torturë e madhe. Përsa i përket gjoksit tim, e kam thënë që nuk kam për ta bërë kurrë, sepse e dua të ngrohtë, nuk kam pse e ftoh

Pra, silikoni rri gjithmonë i ftohtë.

Si e bën jetën jashtë televizionit dhe je e dashuruar?

Sigurisht që e jetoj jetën. Sepse në jetë duhet “të jesh” ose “të bësh”. Dhe unë jam tek e dyta. Duhet ta bëjmë jetën, sepse një ditë nuk do të jemi me. Nuk jam e dashuruar ende dhe jam një femër e lumtur që vetëm buzëqesh.

Disa hobe të tuat, jashtë botës së televizionit?

Kam mjaft hobe. Më pëlqen kërcimi dhe këtë e realizoj në palestër. Sigurisht, aktiviteti fizik si dhe trajtimi delikat i trupit.

Marrëdhënia jote me paranë cila është, synon të bëhesh e pasur?

Marrëdhëniet me lekët i kam mirë. Te kjo pjesë jam shumë mirë në menaxhim. Kurrë nuk i harxhoj lekët për gjëra kot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat