Aktorja turke tregon si e kapi të dashurin futbollist duke e tradhtuar me dy femra

Mediale Vip

Aktorja turke tregon si e kapi të dashurin futbollist duke e tradhtuar me dy femra

Më: 18 prill 2018 Në ora: 06:24
Tuvana Turkay dhe Alper Potuk

Aktorja e njohur turke Tuvana Turkay është ndarë nga i dashuri i saj Fenerbahce Alper Potuk pasi e kapi mat duke e tradhëtuar me dy femra.

Kjo është bërë e ditur nga disa media turke tek të cilat thuhet se futbollisti organizoi një festë në shtëpinë e tij me një shok dhe dy femra por pas argëtimit lidhja e tij me të dashurën mori fund pasi ajo e zuri ‘mat’.

”Turkay, e njohur në Shqipëri për rolin e saj të Baharit në ‘Diamante dhe Dashuri, i shkoi në shtëpi futbollistit pasi ky i fundit nuk iu ishte përgjigjur në telefon. Ajo i kishte rënë derës por Alper Potuk nuk e kishte hapur. Më pas aktorja është futur në shtëpi dhe e kapi të dashurin ndërsa po argëtohej me dy femrat”, thuhet ndër të tjera.

Alper u përpoq të shpjegonte situatën mirëpo Tuvana Turkay, e cila kishte përjetuar një ngjarje të ngjashme më parë i dha fund gjithçkaje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat