Pas ofendimeve, aktorja e njohur u rikthehet rrjeteve

Mediale Vip

Pas ofendimeve, aktorja e njohur u rikthehet rrjeteve

Më: 17 prill 2018 Në ora: 14:32
Beren Saat

Vetëm pak kohë më parë ajo vendosi të shkëputej nga rrjetet sociale, por me sa duket nuk ka rezistuar gjatë.

Është fjala për aktoren turke Beren Saat, e cila për shkak të fyerjeve që kishte marr në adresën e saj u detyrua t’i mbyllte rrjett sociale.

Saat njihet si sekulariste dhe opozitare me qeverinë në Turqi e me sa duket ka qenë kjo arsyeja që ka bërë shumë ndjekës t’i shkruajnë fyerje dhe mesazhe negative.

Por këtë fundjavë ajo është kthyer sërish.“Hurriyet” raporton se Saat, e cila ka mbi 3 milionë ndjekës në Instagram, fillimisht postoi një foto të dy maceve nga Stambolli, ndërsa sot u shfaq tepër e gëzuar me dy qen.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat