Çfarë i ka bërë bashkë Canën dhe Klodin e Big Brotherit

Mediale Vip

Çfarë i ka bërë bashkë Canën dhe Klodin e Big Brotherit

Më: 17 prill 2018 Në ora: 09:51
Klodian Çela dhe Lorik Cana

Ai ishte një ndër meshkujt e parë shqiptarë që deklaroi publikisht se kishte prirje të ndryshme seksuale, gjatë edicionit të Big Brother 3, në Top Channel.

Bëhet fjalë për Klodian Çelën, një djalë nga Lezha, por që një pjesë të mirë të jetës së tij e ka kaluar në Itali, ku edhe jeton e punon aktualisht.

Së fundi, Klodi i Big Brother ka preferuar të ndjekë në shkallët e stadiumit derbin e Romës, mes verdhekuqve dhe Lazios, që u luajt mbrëmjen e të dielës.

Dhe duket se në shkallët e stadiumit ai ka qenë përkrah ish kapitenit të Kombëtares shqiptare, Lorik Canës, pasi ky i fundit ka postuar edhe një foto të tyre në Instagram.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat