“Big Brother, eksperiencë e rrallë. Kam bërë shumë miq” - Bota Sot
“Big Brother, eksperiencë e rrallë. Kam bërë shumë miq”

Mediale Vip

E hënë, 24 shtator 2018

“Big Brother, eksperiencë e rrallë. Kam bërë shumë miq”

Më: 16 prill 2018 Në ora: 20:59
Aida Troka

Aida Troka rikthehet në ekran. Në “Pasdite në Top Channel”, banorja e “Big Brother Albania 2” ka rrëfyer jetën e saj pas kaq shumë vitesh.

“Big Brother është eksperiencë e rrallë. Të jetosh me shumë njerëz në një shtëpi tjetër është e çuditshme. Çdo gjë që përjetoje aty, ishte e re. Nuk e bëra për famë, them se ishte mosha”, tregon Aida.

Ish-banorja thotë se para se të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka qenë financiare në disa kompani. “Pas Big Brother, u fokusova në menaxhim e drejtim, jo në financë”, shprehet Aida.

Ajo thotë se Big Brothet i ka dhënë vetëm gjëra pozitive.

“Kam fituar miq nga nga ajo eksperiencë, njohje pafund. U bëra e famshme kur dola dhe kjo gjë më shijoi. Për të humbur nuk kam humbur asgjë. Kam marrëdhënie të mira me banorët dhe takohemi, por sigurisht që jo shpesh”, deklaroi Aida.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test