Conchita Wurst: Qe disa vite jam e infektuar me HIV

Mediale Vip

Conchita Wurst: Qe disa vite jam e infektuar me HIV

Më: 16 prill 2018 Në ora: 11:53
Conchita Wurst

Fituesja e Eurovisionit, e etiketuar si ‘zonja me mjekër’, Conchita Wurst, është detyruar të pranojë se është e infektuar me HIV, pasi ish- i dashur është përpjekur ta shantazhojë.

Transvestitja austriake që ka emrin e vërtetë Thomsas Neuwirth ka shokuar me njoftimin e postuar në Instagram. 29-vjeçarja, e cila u bë e popullarizuar pas triumfit në ‘Eurovision Song Contest 2014’ si përfaqësuese e Austrisë me këngën “Rise Like a Phoenix”, ka thënë se është duke u trajtuar qe disa vite për infeksionin me HIV.

“Tash e disa vite jam HIV pozitive”, ka shkruar Conchita në rrjetet sociale duke sqaruar se arsyeja pse po e bën publike këtë gjë, është se ish- i dashuri e ka shantazhuar se do të dalë ne media dhe do të flasë rreth infektimit të saj me virusin e imunodeficiencës humane.

“Njëherësh, në të ardhmen nuk do t’ia jap askujt të drejtën që të më frikësojë dhe të ndikojë ne jetën time për këtë gjë. Dalja publike (rreth kësaj çështje) është veprim më i mirë, sesa të dalë lajmi nga palët e treta”, ka shkruar Wurst.

Conchita ka theksuar se është në gjendje të mirë fizike dhe se virusi për shumë vite është nën kufirin e detektimit, prandaj ajo nuk mund ta transmetojë virusin.

Më tej, transvestitja ka thënë se nuk ka dashur të dalë publikisht deri më tani për shkak ka dashur ta kursejë familjen e saj nga vëmendja mediatike, ndërsa tash shpreson që ky njoftim t’i inkurajojë edhe personat tjerë të infektuar.

HIV-i është një virus që e sulmon sistemin imunitar dhe shkatërron një lloj të qelizave të bardha të gjakut (qelizat ‘T helper’). Në ditët e sotme trajtimi antiretroviral është mjaft efektiv dhe u mundëson njerëzve me HIV që të bëjnë një jetë normale dhe të shëndetshme.

Virusi mund të merret përmes lëngjeve trupore, spermës ose gjakut, por jo përmes djersës, pështymës ose urinës.

Njerëzit që janë HIV pozitivë mund të sëmuren me AIDS (sindromën e imonodeficiencës humane të fituar), një sëmundje vdekjeprurëse gjatë të cilës sistemi imunitar bëhet shumë i dobët për t’i luftuar sëmundjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat