Ka dyshime se Rihanna është shtatzënë!

Mediale Vip

Ka dyshime se Rihanna është shtatzënë!

Më: 16 prill 2018 Në ora: 11:31
Rihanna

Producenti nigerian, Michael Collins Ajereh, i njohur për publikun si Don Jazzy, nuk arrin asnjëherë të fshehë simpatinë e tij që e ka ndaj këngëtares së njohur Rihanna.

Megjithatë së fundi ai ka dhënë një koment në drejtim të saj, duke vënë në befasi gjithë adhuruesit e Riri-s, nëse ajo është në pritje të një fëmije.

Don Jazzy, në një fotografi të cilën Rihanna ka ndarë më adhuruesit e saj në Instagram, i ka komentuar duke i kujtuar asaj diçka rreth ciklit menstrual, që do të çonte këngëtaren në mundësitë e të qenit shtatzënë.

”Zemër periodat e mia më janë vonuar, mendoj se jam shtatzënë”, është shprehur ai.

Këngëtarja Rihanna kohëve të fundit u raportua se është në lidhje dashurie me princin saudit, Mohamed Salah.

Megjithatë rreth raportimeve për një shtatzëni të mundshme të saj, ende nuk janë konfirmuar të paktën nga vet këngëtarja.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat