Ja kush ia vendosi emrin Dua Lipës

Mediale Vip

Ja kush ia vendosi emrin Dua Lipës

Më: 16 prill 2018 Në ora: 07:15
Dua Lipa

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, në një intervistë të gjatë për prestigjiozen “The Guardian” ka treguar se nuk e ka pëlqyer shumë emrin e saj kur ishte e vogël.

Ajo ka thënë se kur ishte e vogël donte emër tjetër, por tash është krenare me emrin që i kishte lënë gjyshja.

“Tani jam krenare. Por kur isha duke u rritur doja të quhesha Hannah, Sarah, Ella... diçka normale. Sepse me Dua duhet t’u shpjegosh të gjithëve se jam nga Kosova”, ka thënë Lipa.

Lipa, që vitin e shkuar, fitoi shumë çmime ndërkombëtare, ka thënë se muzika duhet të sjellë argëtim te njerëzit.

Ajo ka folur edhe për periudhën e luftës në Kosovë dhe për sfidat në të kaluarën.

Lipa ka pasur edhe mesazh për politikanët që refuzojnë refugjatët duke thënë se “asnjë refugjat nuk largohet nga vendi i tij pa e pasur të domosdoshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat