Baby G me porosi për vajzat në projektin e ri

Mediale Vip

Baby G me porosi për vajzat në projektin e ri

Më: 15 prill 2018 Në ora: 13:17
Baby G

Një këngë e re nga Baby G është paralajmëruar tash e sa muaj.

Kohë pas kohe, këngëtarja ka sjellë pamje nga ky projekt, në videoklipin e së cilit vjen me plot vajza.

Edhe pse nuk ka bërë të ditur datën se kur do të publikohet ky projekt, këngëtarja ka njoftuar se shumë shpejt pritjes së fansave të saj do t’i vjen fundi.

Nga mbishkrimet që u ka lënë videove, Baby G ka zbuluar se kënga u dedikohet vajzave, madje ka lënë edhe një mesazh për to.

“Duajeni veten tuaj”, ka shkruar Baby G mbi një cover të këngës ku shihet duke puthur veten në pasqyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat