Erik Lloshi flet për vendimin mbi fejesën e papritur pas përfundimit të lidhjes disa vjeçare

Mediale Vip

Erik Lloshi flet për vendimin mbi fejesën e papritur pas përfundimit të lidhjes disa vjeçare

Më: 15 prill 2018 Në ora: 08:24
Erik Lloshi

Nuk ishte e largët koha kur për Erik Lloshin lexohej gjithnjë e shumë lajmi mbi lidhjen e tij disa vjeçare. U desh të vinte dhjetori, që këngëtari të pranonte zyrtarisht se marrëdhënies mes tij dhe ish-të dashurës modele i kishte ardhur fundi. Pas historish të tilla, jemi mësuar të dëgjojmë për romanca pas shumë kohësh, por ky nuk ishte rasti i Erikut.

Pak ditë më parë, këngëtari është fejuar me një vajzë ende të panjohur për publikun, e kjo i habiti të gjithë. Bëhej fjalë për një romancë të re të këngëtarit dhe këtë e vërejti çdokush. I ftuar sot në ‘Thumb’, Eriku ka sqaruar se si shkoi drejt këtij vendimi, duke marrë parasysh se e shkuara nuk ishte dhe aq e largët në këtë rast. “Që nga momenti që jam ndarë, jam lidhur me vajzën që kam në krah, rreth një muaj mbrapa. Mora një vendim në jetën time për gjashtë muaj, që nuk e kam marr në pesë vjet që isha me dikë. Ndonjëherë, jeta është e çuditshme dhe ne artistët jemi të tillë në vendimet që marrim. Jam i sigurt që nuk është vendim i gabuar”, ka thënë këngëtari, duke shpjeguar një herë e mirë situatën që konfuzoi fansat e tij.

Në raste të tilla, nuk mbetet gjë tjetër veçse të shprehësh urimet përkatëse. Të shpresojmë që kjo të jetë një nga ato histori, të cilat nuk e njohin fundin…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat