Ardhja e vogëlushes Sia ua ka zbukuruar jetën Amarda Toskës dhe Ermal Mamaqit, të cilët nuk ngurrojnë që ta demonstrojnë nëpërmjet postimeve të tyre në rrjetet sociale.
Princesha Sia, si më e vogla e familjes mesa duket ka marrë gjithë vëmendjen. Ajo po rritet nga dita në ditë dhe dje ka festuar 1-mujorin e lindjes.
“1 muaj me Sian”, shkruan Ami në një foto të postuar “Instastorie” ku shfaqet torta që kishte përgatitur për vogëlushen e saj me rastin e 1-mujorit të parë të lindjes.
Një tortë e personalizuar, e gjitha rozë dhe me një stil princeshash për vogëlushen e Amit dhe Ermalit, e cila theu çdo rekord të pëlqimeve në “Instagram” që në ditën e saj të parë të lindjes.