Pushime së bashku?! Duket se Nako dhe Hoxha po shijojnë udhëtimin e fundit…

Mediale Vip

Pushime së bashku?! Duket se Nako dhe Hoxha po shijojnë udhëtimin e fundit…

Më: 12 prill 2018 Në ora: 20:46
Albi Nako dhe Alba Hoxha

Albi Nako dhe Alba Hoxha u përfolën për një romancë të mundshme, e jo pa arsye. Kohët e fundit janë parë më shumë se kurrë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, çka ka shtyrë të gjithë të mendojnë se shumë shpejt do të dëgjojmë për një lidhje të re në botën e shoubizit shqiptar. Një detaj i fundit ka nxitur dhe më shumë të besojmë se romanca mes tyre është e vërtetë.

Sot, Nako ka bërë një tjetër postim në Instagram, ku shihet në rrugët e Belgjikës. Nga ana tjetër, Alba ka publikuar një foto ekskluzive nga seti i realizuar për revistën BORDO, por lokacioni i cilësuar sipër imazhit e ka ‘tradhëtuar’ balerinën: Hoxha ndodhet momemtalisht në Belgjikë. Më pas, ajo ka publikuar foton e një dhurate për një fëmijë pak muajsh, ndërsa shihet po e njejta adresë (Bruksel).

Të jetë rastësi apo Albi dhe Alba po kalojnë pak kohë së bashku? Nëse do të ishte e para, do të thonim se është një koicidencë e rrallë…

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat