Nëna e Marios 'tipike' shqiptare, shikoni çfarë i bën të birit kur shkon në shtëpi

Mediale Vip

Nëna e Marios 'tipike' shqiptare, shikoni çfarë i bën të birit kur shkon në shtëpi

Më: 12 prill 2018 Në ora: 20:36
Mario Dedivanovic

Ai është një nga shqiptarët më të famshëm të lakuar në mbarë botën. 

Grimieri i Kim Kardashian, Mario ka treguar  se është mjaft i lidhur me Shqipërinë dhe gjithmonë bën të mundur që emri i vendit të tij të lakohet më së shumti.

Ndër të fundit ishte cilësimi i një prej ngjyrave të grimit me emrin Albania.

Mario gjithashtu është një folës i mirë i gjuhës shqipe si dhe njeh mjaft mirëdisa prej zakoneve të vendit të tij.

Këtë gjë e tregon më së miri Mario kur shkon në shtëpinë e prindërve në New York. Grimieri ka publikuar në Instastory një foto të nënës së tij, e cila i vjen në shtëpi sa herë që ai kthehet nga një udhëtim i gjatë, për ta ndihmuar me sistemimin e rrobave.

Gjithashtu ai na ka kujtuar një 'traditë' të të gjitha familjeve shqiptare.  Pantoflat tipike, që i japin mysafirëve sapo shkelin në shtëpi, ose edhe pjesëtarëve të familjes.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat